2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Zelensky: Të negociosh me Rusinë nga frika e armëve bërthamore, është fillimi i Luftës së Tretë Botërore

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk beson se Rusia do të përdorë armët bërthamore, por i ka bërë thirrje botës që të ndalë kërcënimet ruse.

“Bëhet fjalë për shkatërrimin e vendit – për fillimin e saj. Nuk mund ta kuptojë se si shërbimet inteligjente të botës, mendjet e ndritura mund ta lejojnë Rusinë që ketë mundësinë të mendoj për këtë”, shtoi Zelensky, transmeton Telegrafi.

Megjithatë ai theksoi se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, por në këto momente sipas Zelenskyt është vështirë të parashikohet.

“Më vjen keq, të frikësohesh nga diçka që ky shtet mund ta bëjë, me të në një formë apo tjetër të dakordohet për diçka është gjëja më e keqe. Në fakt është fillimi i Luftës së Tretë Botërore”, theksoi presidenti ukrainas.

Ai gjithashtu bëri të ditur se nuk mund të ketë dialog me njerëzit që kërcënojnë me armë bërthamore.

Ndryshe ushtria ukrainase po vazhdon me kundërofensivën – duke çliruar çdo ditë pjesë të mëdha te territorit të Ukrainës./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img