Vjehrra ka njoftuar Policinë e Kosovës se reja e saj po neglizhon përkujdesjen ndaj fëmijës së saj, kështu të njëjtin e ka mbyllur në dhomë për disa orë.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se rasti ka ndodhur në Gjakovë, ndërsa e dyshuara ndodhet në arrati.
“DHUNË NË FAMILJE/Gjakovë 17.09.2022 – 01:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se reja e saj e dyshuara femër kosovare është duke neglizhuar përkujdesjen e fëmijës së saj mashkull kosovar, duke mbyllur në dhomë nga disa orë. E dyshuara gjendet në arrati”, thuhet në raportin e PK-së
Sipas policisë rasti është duk e u hetuar./Prishtinapress/