-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj takon shqiptarët e Francës: Shumë shpejt do të kthehem në Kosovë(VIDEO)

Ramush Haradinaj ka mbajtur një takim me bashkëatdhetarë në Francë, ku i ka falënderuar ata për përkrahjen

“Unë u kënaqa që ju pash, ndoshta nuk është boll, por më mirë kështu. Dhe para se me shku, desha t’ju falënderoj”, shprehet Haradinaj.

Përkrah kreut të AAK-së, është edhe konsulli i Kosovës në Francë, Edon Cana.

Haradinaj flet për arrestimin e tij dhe beson se do të kthehet së shpejti në Kosovë dhe shpreh dëshirën që të takohet sërish me bashkëatdhetarët para se të udhëtoj.

“Unë besoj që ka me u krye kjo punë sepse nuk ka kah me shku. Na prift e mbara”, deklaron ai.

“Po e pi edhe qit fitil e po lypi izën”, shton ai derisa ulet në karrige, “A pe do edhe një kafe”, e pyet kamerieri.

“E pina një kafe, po hajt qitma edhe një”, shprehet Haradinaj.

Haradinaj u arrestua në aeroportin e Bazelit më 4 janar nga autoritetet franceze. Ai u lirua me kusht nga një gjykatë në Colmar të Francës dhe vendimi për lirimin apo ekstradimin e tij në Serbi, pritet të jepet gjatë këtyre ditëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img