Parada e LGBT-së në Beograd u shoqërua me disa incidente dhe skena të tmerrshme.
Në mesin e të lënduarve pati edhe shqiptarë.
Fillimisht u raportua për tetë shqiptarë të lënduar, të cilët i ishin bashkangjitur “EuroPride” nga Tirana.
Sipas gazetarit Isa Myzyraj dy prej tyre kanë përfunduar në spital.
I njëjti ka shprehur shqetësim mbi mungesën e interesimit të ambasadorit të Shqipërisë në Beograd.
“Prej më shumë se 3 orësh tanimë një grup qytetarësh shqiptarë janë sulmuar fizikisht nga ekstremistët e dhunshëm.
2 prej tyre aktualisht ndodhen në spital, të tjerët jemi në hotel, shumica në sulme paniku. Çdo diplomat normal do interesohej për qytetarët e tij. ILIR BOÇKA qenka ambasador i Shqipërisë në Beograd, dhe deri në këto momente as që është interesuar për sulmin ndaj qytetarëve të tij” ka shkruar Myzyraj në facebook.