Keqkuptim pas keqkuptimi.
Duket se nuk do të kenë ndonjëherë të mbaruar “skandalet” rreth ish dyshes së hip hop-it, Skivi dhe Ledri Vula.
Teksa ka qenë i ftuar fundjavën që lamë pas në Arena Club, Skivi ka bërë një bisedë mjaft të sinqertë me gazetarin tonë të IN Report, Albi Isakaj.
Më konkretisht ai ka treguar rreth deklaratës së tij me subjekt Ledrin të dhënë në një nga programet rozë të Kosovës. Visari u shpreh se nëqoftëse pyetja do të kishte e formuluar më qartë , atëherë edhe përgjigja e tij do të kishte qenë më e saktë.
Megjithatë i pyetur nga Albi nëse i tërhiqte apo i qëndronte besnik fjalëve të thëna, Skivi ka zgjedhur alternativën e dytë. “Jam real dhe sdi me e jetu realitetin ndryshe” ishin disa nga fjalët e artistit. Për më tepër ndiqni intervistën e plotë në linkun e mëposhtëm!