0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

A keni dëgjuar për rregullin “21 sekonda” gjatë urinimit?

Shumica nesh nuk mendon shumë për atë se sa kohë kalojmë në tualet, por ekspertët shëndetësorë kanë kërkuar nga njerëzit që të marrin parasysh rregullin “21 sekonda”

Ekipi i shkencëtarëve nga Georgia Tech ka zbuluar që shumica e gjitarëve zbrazin fshikëzën në kohëzgjatje prej 21 sekondave.

Hulumtuesit konstatojnë që kjo kohëzgjatje mund të jetë vegël e dobishme për njerëzit me rastin e ndjekjes së shprehive.

Infermierja Janis Miller, PhD, ka shpjeguar që, nëse koha juaj e urinimit është më e gjatë apo më e shkurtër se 20 sekonda, ka mundësi që të duroni shumë gjatë dhe të shkoni shumë shpesh në WC.

“Në qoftë se zbuloni që pothuajse gjithmonë urinoni dukshëm më pak apo më shumë se 20 sekonda, pyesni veten: Pini shumë ujë apo pak? Shkoni në WC më shpesh seç do të duhej? Përgjigjet tuaja mund t’ju ndihmojnë t’i përshtatni shprehitë tuaja”.

Shpejtësia e rrjedhjes së urinës gjithashtu mund të sinjalizojë probleme shëndetësore, duke përfshirë gurët, cistet, madje edhe probleme me prostatën, raporton Daily star.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar gjithashtu qëndrimi i gjatë ulur, shpesh mund të çojë në komplikime shëndetësore, duke përfshirë mosfunksionimin e pjesës së poshtme të legenit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img