2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Kurtit i vjen edhe një reagim për ‘luftën’, Miftaraj: Deklaratat e politikanëve lokalë merrni me sportivitet

Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, i cili edhe një herë nuk përjashtoi një konflikt të mundshëm me Serbinë.

Miftaraj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkuar se deklaratat e politikanëve lokalë duhet të merren me sportivitet, derisa SHBA ose Britania e madhe nuk paralajmëron rrezikun për luftë.

“Derisa nuk e dëgjoni Amerikën ose Britaninë e Madhe se ka rrezik per lufte ne Ballkan, merrni me sportivitet deklaratat e politikaneve lokal”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sërish ka folur për mundësinë e një lufte në Kosovë, duke thënë se Serbia aktualisht po armatos fuqishëm ushtrinë e saj me pajisje që i merr nga Rusia dhe Kina.

Për gazetën kroate “Vecernji list”, Kurti ka thënë se beson se do të ishte e papërgjegjshme të thuash se nuk do të ketë kurrë konflikt, derisa ngriti shqetësimet për bazat serbe në kufirin me Kosovën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img