2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Tre policë theren me thikë në Prizren

Tre policë janë therur me thikë nga një person në Prizren. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, pas një intervenimi të policisë tek një familje, të cilët kanë raportuar se një anëtar i tyre është i dhunshëm.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, Faton Alia.

Ai tha se në arrestimin e të dyshuarit kanë ndërhyrë edhe njësia speciale.

“Rrreth orës 17:00, anëtarët e familjes, kanë thirrë policinë se një anëtar i tyre ka qenë i dhunshëm. Patrulla policore ju ka përgjigj rastit. I dyshuari ka qenë i dhunshëm edhe ndaj policëve. Në ndihmë për arrestim ju ka ndalë edhe njësia e reagimit të shpejtë, apo njësia speciale për ballafaqim me të dyshuarin. Gjatë arrestimit janë lënduar 3 policë”, tha ai.

Tutje tha se gjendja shëndetësore e policëve është jashtë rrezikut për jetë.

“Dy janë duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit dhe njëri ëshjtë duke u trajtuar në QKUK”, tha Alia.

Tutje tha se i dyshuari i cili është tashmë i arrestuar ka qenë i njohur për Policinë për dhunë në familje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img