0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj kërkon intervenim emergjent nga institucionet për dëmet nga vërshimet

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vërshimeve në vend, duke kërkuar nga institucionet intervenim emergjent.

“I shqetësuar nga gjendja e krijuar në Gjakovë dhe Rahovec pas dëmeve të shkaktuara nga vërshimet dhe përmbytjet. Dëmet kanë përfshirë shtëpi banimi, ekonomi familjare, biznese, hapësira e objekte publike dhe toka bujqësore”, ka shkruar Haradinaj.

Ai tha se përkrah kryetarët e komunave që janë prekur më shumë e që vijnë nga radhët e AAK-së, Ardian Gjini dhe Smajl Latifi, si dhe shtabeve emergjente të komunave Gjakovë e Rahovec, në përpjekjet e tyre që të jenë pranë qytetarëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.

“Njëkohësisht, kërkojmë intervenim emergjent nga institucionet qendrore në Prishtinë dhe përkrahje direkte për mbulimin e dëmeve të shkaktuara”.

Një thirrje të tillë e pat edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili tha se ndihma për banorët e dëmtuar të jetë sot në agjendën urgjente të Qeverisë.

Ndërkaq, Ministri i Administrit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka vizituar Gjakovën dhe Rahovecin pas përmbytjeve të shiut për t’u informuar për dëmet e shkaktuara.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img