1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Krasniqi viziton zonat e prekura nga përmbytjet në Gjakovë e Rahovec

Ministri i Administrit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka vizituar Gjakovën dhe Rahovecin pas përmbytjeve të shiut.

Krasniqi ka postuar fotografi nga terreni dhe ka thënë se ka vizituar komunat për të ju ofruar ndihmën e nevojshme.

“Reshjet e shumta të shiut shkaktuan dëme si pasojë e vërshimeve në disa Komuna të Kosovës, andaj në koordinim me Kryeministrin z. Kurti dhe ministritë respektive, fillova të vizitoj Komunat për të parë gjendjen dhe për të ju ofruar ndihmën e nevojshme”, ka shkruar ai.

Krasniqi ka thënë se do të vazhdojë me vizita në zonat e prekura nga vërshimet.

“Me Kryetarin e Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi në fshatin Bellacërkë, Ratkoc dhe Radoste përcjellëm nga afër gjendjen nga vërshimet në këto lokalitete. Nga Rahoveci, do të vazhdojmë për në Gjakovë, ku me Kryetarin z. Ardian Gjini do të vizitojmë zonat e prekura nga vërshimet dhe dëmet e shkaktuara”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img