Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se kadeti Gazmend Pllana ka diplomuar me sukses në Akademinë Ushtarake të Kroacisë.
Mehaj në një postim në Facebook falënderon shtetin kroat për ndihmë në zhvillimin e kuadrove profesionale të FSK-së.
“Kadeti ynë Gazmend Pllana diplomoi me sukses të lartë në Akademinë Ushtarake të Kroacisë
Pas shkollimit katërvjeçar në Akademinë Ushtarake të Kroacisë dhe paralelisht në Universitetin e Zagrebit, kadeti ynë Gazmend Pllana diplomoi me sukses të lartë në drejtimin ‘Menaxhment dhe lidership ushtarak’.
Shumë urime Nëntoger Pllana e suksese në karrierën tuaj ushtarake si dhe mirënjohje e lartë për mbështetjen e madhe të partnerëve tanë kroat në zhvillimin e kuadrove tona profesionale”, shkruan Mehaj.