Policia ka arrestuar një grua nga Gjilan, pasi e njëjta kishte ngacmuar përmes telefonit ish-vjehrrën e saj.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit e dyshuar është dërguar në mbajtje.
“Rr. Ibrahim Pacolli, Gjilan 15.09.2022 – 13:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që në vazhdimësi përmes telefonit kishte ngacmuar ish vjehrrën e saj viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit e dyshuar është dërguar në mbajtje”, thuhet ne raportin e PK-së.