5.4 C
Pristina
Wednesday, October 2, 2024

Buy now

spot_img

Policët kosovarë për pak kohë mund të ju vëzhgojnë edhe me kamera

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, ka pritur në takim drejtoreshën e Zyrës për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit, Tamra Greig. 

Në këtë takim u diskutuan për projekte të ndryshme, siç është edhe pilot projekti i sistemit të kamerave për trup, ku pritet që zyrtarët policorë në të ardhmen të pajisen me këto kamera.

Sipas policisë Hoti me stafin e lartë komandues pritën në takim Tamra Greig, drejtoreshë në INL, e cila ishte e shoqëruar nga Kimberly Riffe, atasheun e DOJ-ICITAP, nga Ambasada e SHBA-së.

“U diskutuan tema mjaft të rëndësishme me interes në fushën e sigurisë, përfshirë mbështetjen me trajnime të avancuara dhe me projekte të ndryshme, siç është edhe pilot projekti i sistemit të kamerave për trup, ku pritet që zyrtarët policorë në të ardhmen të pajisen me këto kamera”.

“Policia e Kosovës do të vazhdojë të punojë për ta forcuar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet tashmë të mira me partnerët ndërkombëtar, e në veçanërisht me INL-in dhe ICITAP-in, të cilëve Policia u është mirënjohëse për mbështetjen dhe përkrahjen e pakursyer. Takimi rezultoi me zotimin për vazhdimin e bashkëpunimit dhe partneritetit të fortë në mes komuniteteve për zbatim të ligjit në Kosovë dhe SHBA”, thuhet në njoftim./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img