5.9 C
Pristina
Wednesday, October 2, 2024

Buy now

spot_img

Ganimete Musliu: Në cilën shkollë ndjek mësimet vajza jote, kryeministër?

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, në seancën e sotme, ka adresuar kritika në drejtim të Qeverisë Kurti, duke pyetur se çfarë ndryshimi solli me ardhjen e Kurtit në pushtet.

“Qytetarët i besuan kauzave të rrejshme të Albin Kurtit dhe votuan për ndryshim siç u trumbetua nga VV dhe u ripërtyp në shoqëri. Votat e tyre vërtetë sollën ndryshimin, dhe kjo është e vërteta e vetme e atyre zgjedhjeve, por shtrohet pyetja: Çfarë ndryshimi sollën?, theksoi ajo.

Sipas Musliut, gjashtë muajt e parë, i gjithë diskursi politik i qeverisë së Kosovës ishte fitorja e madhe dhe akuzat ndaj qeverive të kaluara.

“Gjashtë muajt e parë, i gjithë diskursi politik i qeverisë së Kosovës ishte fitorja e madhe dhe akuzat ndaj qeverive të kaluara. Gjashtë muajt e dytë, bosht i diskursit ishin arsyetimet për dështimet e veta dhe hedhja e fajit qeverive të kaluara. Dymbëdhjetë muajt e parë u përcollën me përndjekje politike, shkarkime të paligjshme dhe punësime familjare dhe partiake”, theksoi Ganimete Musliu.

Deputetja Musliu foli edhe për qasjen e kësaj Qeverie ndaj Sindikatave.

Ajo ka thënë se mbështet grevistët dhe i bën thirrje kryeministrit Kurti që të dialogojë dhe të gjejë një zgjidhje

“Sado që tentohet të ndërpritet zinxhiri i solidaritetit me grevistët, kjo nuk do të ketë sukses. Mbështes grevistët dhe i bëjë thirrje të gjithë punëmarrësve në Kosovë, të sektorit publik dhe të atij privat që mos të tolerojnë degradimin e të drejtave dhe dinjitetit të tyre, njëjtë sikurse i bëjë thirrje Kryeministrit që të ulet dhe të bëjë zgjidhje bashkë me ta”, deklaroi Musliu.

Në fund, ajo shtroi dy pyetje rreth shkollimit të fëmijëve të pushtetarëve aktualë.

“E para sa prej anëtarëve të kabinetit të Albin Kurtit i çojnë fëmijët e tyre në shkollat publike, sepse vetëm ata e kuptojnë domosdoshmërinë e reformave për cilësi në arsim, e cilësia nuk arrihet duke i nëpërkëmbur e poshtëruar mësimdhënësit, por duke biseduar me ta për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Dhe pyetja ime dytë është për Kryeministrin, në cilën shkollë ndjek mësimet vajza jote?. Sepse siç ke potencuar ti nuk je as vëlla as qytetar i thjeshtë je kryeministër dhe ke përgjegjësi për të krijuar kushte të barabarta për fëmijët e Kosovës”, deklaroi deputetja Ganimete Musliu./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img