4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Marrëveshje bashkëpunimi për mbështetje kujdesit parësor shëndetësor në Podujevë

Ministria e Shëndetësisë (MSh), Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS). Komuna e Podujevës dhe Caritas Kosova nënshkruan sot Marrëveshjen e bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit, për projektin: ”Ngritja e përkujdesit shëndetësor shtëpiak dhe ambulantor (Home Care) në Komunën e Podujevës”.

Qëllimi kryesor i kësaj marrëveshjeje të nënshkruar nga Ministrat Imet Rrahmani e Arban Abrashi, Kryetari i Podujevës, Agim Veliu, dhe Drejtori Gjeneral i Caritas Kosova, Don Viktor Sopi, përkatësisht i projektit është ngritja e përkujdesit shëndetësor shtëpiak dhe ambulantor (Home Care) në Komunën e Podujevës, duke mbështetur institucioneve ekzistuese shëndetësore të Komunës së Podujevës që janë nën menaxhimin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Podujevës.

Përmes projektit do të ndihmojë QKMF-në në realizimin e vizitave për të gjithë pacientët që e marrin mjekimin në shtëpi;  të gjithë ata pacientë të cilët për arsye të ndryshme shëndetësore nuk kanë mundësi që t’i vizitojnë objektet e QKMF-së si dhe ka për qëllim që përmes stafit të ri profesional të ndihmojë që të ngrihet cilësia e shërbimeve shëndetësore, në veçanti në zonat rurale.  Kjo do të bëhet duke shtuar stafin shëndetësor në punktet shëndetësore ose përmes vizitave të organizuara nga QKMF-ja sipas programit dhe rregullave shëndetësore.

Gjithashtu, projekti do t’u ofrojë trajnime  profesionale stafit mjekësor në njërën anë dhe qytetarëve të komunës, në anën tjetër, përmes mjekëve të angazhuar në QKMF dhe trajnimeve të tjera të organizuara jashtë stafit të QKMF-së, në mbikëqyrje të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Periudha kohore e implementimit te marrëveshjes është nga data 15.02.2017 deri me 15.08.2017.

Vlera e gjithëmbarshme e projektit është 115,186.40 €,  dhe palët do të participojnë si vijon: Komuna e Podujevës me 19,746.40 €, MSH dhe MPMS me nga 40,000.00 € (80.000 së bashku) dhe Caritas Kosova do të participojë me shërbime profesionale, pajisje dhe shërbime menaxheriale në vlerë prej 15,440.00 €.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img