Sipas një pretendimi të pakonfirmuar, thuhet se është kryer një atentat ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.
Limuzina e tij ka pësuar një shpërthim të fortë në anën e saj të majtë, shkruan mirror.co.uk, transmeton klankosova.tv.
Ky incident nga disa interpretohet si një atentat për ta vrarë liderin e Kremlinit.
Limuzina e tij dyshohet se u godit nga një “shpërthim i fortë” në rrotën e majtë të përparme, e kapluar më pas nga tym i madh.
Nuk raportohet të jetë lënduar Putin nga ky rast, teksa ka pasur disa arrestime nga shërbimi i tij i sigurisë.