2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi: Kurti rrezikon të rrëshqasë drejt autokracisë

Kryetari i PDK-së tha se është e padrejtë dhe e pasaktë se sindikatat janë nxitur nga opozita. 

“Kurtin e kanë votuar të gjithë, edhe mësuesit. Ai e ka obligim ligjor e kushtetues të drejtojë qeverinë dhe ajo duhet të gjejë zgjidhje”, u shpreh Memli Krasniqi, duke shtuar se pagat kanë mbetur njësoj e çmimet janë rritur me 30%.

Krasniqi tha se ka tendenca për ndarje bardhë e zi, që t’i ndajë mësimdhënësit me prindër. “Nuk është se mësuesit janë vetëm profesionistë, por janë edhe prindër”.

Ai tha se këmbëngulja e SBASHK-ut, nuk duhet të mbetet, por të kërkohet një kompromis. “Aq sa kam parë, këta kanë ofruar që të ketë lëvizje, por  kryeministri ka thënë se asnjë cent nuk e jep më shumë”, u shpreh ai.

“Kjo ka degjeneruar me 50 euro e 70 euro. Janë këta mësimdhënës që nën kërcënimin e  Serbisë, pa paga na kanë shkolluar ne”, rikujtoi kreu i PDK-së, sipas të cilit, nuk mund të degradohen mësimdhënësit deri në këtë shkallë. “Kërkesa e tyre është për dinjitet”, ka theksuar Krasniqi në RTK. 

Më tej, Krasniqi  tha se tendenca e Kurtit që vetëm ai e ka mirë, rrezikon të rrëshqasë drejt autokracisë.  “Kurti refuzoi të takojë grevistët, se nuk takohem me Jasharajn sepse ata nuk janë niveli im. Kritika e tij ndaj medieve thuajse kërcënuese.

Ashtu edhe ndaj sistemit të drejtësisë e po ashtu edhe ndaj opozitës”, tha Krasniqi, duke shpjeguar arrogancën, që sipas tij, e ka Kurti ndaj të tjerëve. “Kjo nuk ka vend në një vend demokratik”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img