0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Kurti mbledh Komisionin Ekzekutiv për Shëndetësi

Komisioni Ekzekutiv për Shëndetësi që u formula sot, do të mbajë mbledhjen e parë. Ky komision do të kryesohet nga vetë kryeministri Albin Kurti.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, komisioni do të mblidhet me fillim nga ora 17:30.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka miratuar sot formimin e Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë, Kurti tha se gjendja aktuale në shëndetësi kërkon veprim urgjent dhe se për këtë arsye po krijohet ky komision.

“Qeveria jonë e ka gjetur shëndetësinë në një gjendje të rënduar. Shëndetësia është një domen i shtrirë ndër shumë sektorë e instanca. Qasja e fragmentuar nuk është treguar efikase dhe sot jemi para një situate që na kërkon veprim urgjent, ekspeditiv dhe me qasje të integruar shumë sektoriale. Për këtë qëllim si kryeministër i Kosovës propozoj që të themelohet komisioni ekzekutiv për shëndetësi, për zbatimin e masave urgjente që do të sigurojnë funksionimin normal të sistemit shëndetësor me bazë në sistemin publik dhe do t’i hap rrugë reformës në shëndetësi”, tha Kurti.

Ai tregoi edhe gjashtë përgjegjësitë që do të ketë ky komision.

“Ky komision ka këto përgjegjësi, pas një diskutimi preliminar që kemi zhvilluar së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifin: e para të bëjë analizën dhe definimin e ndarjes dhe bashkëpunimit publiko privat në shëndetësi. E dyta zhvillimin e sistemit informativ në shëndetësi, me theks atë për sigurimet shëndetësore. E treta reformimin e SHSKUK-së përmes fuqizimit të QKUK-së dhe spitaleve rajonale. E katërta zhvillimin e sektorit publik të shëndetësisë, në kuptim të ngritjes së kapaciteteve të shërbimeve dhe kujdesit shëndetësor. E pesta themelimin e Spitalit Rajonal të Prishtinës dhe e gjashta ndërveprimi me pesë odat e profesionistëve shëndetësor”, deklaroi Kurti.

I pari i Qeverisë tha se mbledha e parë e këtij komisioni do të mbahet sot padite, kur edhe hynë në fuqi vendimi.

“Komisionin në përbërje të të gjithë akterëve relevantë në fushën e shëndetësisë, në bazë të rregullores do e kryesoj unë. Takimi i parë i Komisionit do të mbahet sot pasdite, pas hyrjes në fuqi të vendimit”, deklaroi Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img