1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Nëse s’ka marrëveshje për qeveri të re në Mal të Zi brenda pesë ditësh, shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme

Shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme deri në fund të vitit është zgjidhja më realiste dhe më e pastër për situatën politike në Mal të Zi, tha deputeti i Partisë Demokratike të Socialistëve, Pregrad Boshkoviç.

Rreth asaj se tashmë është në zhvillim e sipër takimi i pestë me rradhë mes blloqeve pro-serbe të dala fitimtare në zgjedhjet e 20 gushtit 2020, ai tha se kjo tregon se ata kanë mosbesim të madh mes vete.

Brenda pesë ditësh, që është edhe afati kushtetues për formimin e qeverisë së re, Boshkoviç tha se do të dihet si qëndrojnë gjërat.

“Nëse nuk ka marrëveshje, Presidenti Millo Gjukanoviç do të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme”, tha ai, raportoi portali malazez “AntenaM”.

“Duhet të kemi zgjedhje që të masim mbështetjen për shkak të gjithë atyre gjërave që kanë ndodhur dy vitet e fundit”.

Ai vlerësoi se Mali i Zi në dy vitet e kaluara jo vetëm u ndal në rrugën drejt integrimeve evropiane, por edhe u shkatërrua në çdo shtyllë me të cilën ishte i njohur, jo vetëm brenda kufijve të tij, por shumë më tepër jashtë tyre.

Këto janë, siç theksoi Boshkoviç, karakteri multietnik, civil i shtetit, përkushtimi dhe lidershipi i madh në integrimet evropiane, anëtarësimi në NATO.

“Të gjitha këto gjëra u shkatërruan në mënyrën më brutale, në mënyrë që Mali i Zi edhe një herë, si pas shpërbërjes së Jugosllavisë, të përkufizohej si një komunitet i paqëndrueshëm, i cili nuk mund të mbajë veten ekonomikisht, dhe veçanërisht politikisht duhet të varet nga fqinji i tij më i madh. d.m.th Serbisë”, ka thënë Boshkoviç.

Siç tha ai, këto janë gjërat që përcaktojnë se është mirë të shkohet në zgjedhje.

“Ajo që kemi thënë gjatë gjithë këtyre viteve, dhe veçanërisht në prag të zgjedhjeve të 2020-ës, disa gjëra po dalin në sipërfaqe – se burimet e mëdha të Rusisë dhe Serbisë u përdorën kundër Malit të Zi në vitin 2020”, tha Boshkoviç.

Në DPS, siç tha ai, besojnë se ka ardhur koha që në krye të Malit të Zi të marrin njerëz seriozë, që dinë të menaxhojnë vendin.

“Fakti që ne përkrahëm qeverinë minoritare të Dritan Abazoviçit flet shumë për faktin se synimi ynë mbi të gjitha ishte kthimi i Malit të Zi në rrugën evropiane dhe euroatlantik”, ka shtuar Boshkoviq.

Ai tha se qëllimi i Qeverisë, e cila është formuar me mbështetjen e DPS-së, ka qenë disa prioritete.

“Është zhbllokimi i rrugës evropiane, kthimi i institucioneve të sigurisë në vatrën e tyre, trajtimi shumë më i mirë i problemeve shëndetësore dhe rikthimi i besimit të investitorëve të huaj, të cilat janë të nevojshme që Mali i Zi të zhvillohet ekonomikisht”, tha Boshkoviq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img