Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 96-të që pati këtë të mërkurë, miratoi formimin e Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë mbledhjes bëri të ditur se ai do ta udhëheq këtë komision dhe se takimi i parë do të mbahet pasditen e sotme, njofton Klankosova.tv.
“Si kryeministër propozoj që të themelohet komisioni ekzekutiv për shëndetësi. Ky komision ka këto përgjegjësi: e para të bëjë analizën dhe ndarjen bashkëpunimit publiko-privat”.
“Reformimin e SHSKUK-së përmes fuqizimit të QKUK-së dhe spitaleve rajonale, zhvillimin e sektorit publik të shëndetësisë, themelimin e spitalit rajonal të Prishtinës”, tha Kurti.