Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur me presidentin e Letonisë, Egils Levits, ku ka diksuuar për procesin integrues euroatlantik të Kosovës.
Ajo e ka quajtur këtë bisesë si pjesë e konsultimeve të rregullta me homologët.
Kanë folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave.
“Diskutuan çështjet dypalëshe, urgjencën për të dhënë liberalizimin e vizave për Kosovën rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për Ukrainën”, ka shkruar Osmani në Twitter.
“Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të për integrimin tonë euroatlantik”, ka deklaruar ai.