4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Gjashtë konkluzionet që u nxorën nga samiti i Procesit të Brdo-Brionit

Ka përfunduar samiti i Brdo-Brionit në Slloveni, ku morri pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmanit. Për shkak të mospajtimeve, deklarata e përbashkët e presidentëve të rajonit nuk është miratuar, megjithatë dritë e gjelbër iu dha disa konkluzioneve, mes tyre, liberalizimi i vizave për Kosovën dhe dhënia e statusit kandidat për Bosnjë-Hercegovinën. Ndërkohë, u kërkua nga Bashkimi Evropian që të ndihmojë Ballkanin Perëndimor për krizën energjetike dhe sigurimin e ushqimit.

Dy nikoqirët e samitit, presidentit slloven, Borut Pahor dhe ai kroat, Zoran Milanoviq, në konferencën e përbashkët për media përmenden edhe dialogun Kosovë-Serbi, për çka u kërkua që çështjet e hapura të zgjidhen në mirëbesim.

Derisa presidenti kroat, Milanoviq e tha hapur se Serbia duhet të njeh pavarësinë e Kosovës, ai slloven u shpreh më i rezervuar.

“Fatkeqësisht nuk do të kemi mundësi që të bëjmë miratimin e deklaratës edhe pse kemi bërë hartimin e saj, pasi kishte çështje që na kanë ndarë. Gjatë konferencës që ishin edhe vendimet e përbashkëta, na jepen mundësi neve që t’i miratojmë disa pika si konkluzion”, tha presidenti slloven, Borut Pahor.

I pyetur nga gazetarët se a kanë kërkuar nga Serbia, njohjen e pavarësisë së Kosovës, Pahor tha se dialogu është diskutuar, por askush nuk ka thënë diçka në këtë drejtim.

“Dialogu është diskutuar, por askush nuk ka thënë diçka në këtë drejtim. Deri në këtë moment, në çdo deklaratë që është dhënë, kemi kërkuar që dy palët të vazhdojnë dialogun dhe të mundohen t’i zgjidhin çështjet, pasi vetëm në këtë formë paqja dhe stabiliteti do të ruhen në rajon”, shtoi ai.

Ndërkohë, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, tha se mbështet njohjen e pavarësisë së Kosovës, por aktualisht është jo reale nga Serbia për të njohur Kosovën.

“Nuk e kemi diskutuar atë çështje, pasi kjo do të ishte përtej asaj pikës që nuk ka kthim. Por e mbështes njohjen e Kosovës, por aktualisht është jo reale nga Serbia për të njohur Kosovën. Ky është mendimi i Vuçiqit dhe gjithë vendit”, theksoi ai.

Mes tjerash, dy presidentët kërkuan nga Bashkimi Evropian që të përshpejtojnë procesin e integrimit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Përndryshe, këto janë 6 konkluzionet e arritura në këtë samit:

1. Ritheksuam rëndësinë e zgjerimit të BE-së si kontributi më i drejtpërdrejtë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, zgjerimi është më shumë se kurrë gjeopolitik.

2. Ne bëjmë thirrje për një proces më të shpejtë të integrimit në BE, në përputhje me kushtet e njohura për anëtarësim.

3. Ne bëjmë thirrje për dhënien e statusit të kandidatit për Bosnjë dhe Hercegovinën deri në fund të vitit 2022.

4. Ne bëjmë thirrje për liberalizimin e vizave për të gjithë Ballkanin Perëndimor deri në fund të vitit 2022.

5. I bëjmë thirrje BE-së të qëndrojë në krah të Ballkanit Perëndimor në zbutjen e pasojave të krizës ekonomike dhe energjetike.

6. Ne afirmojmë përkushtimin tonë për dialogun si e vetmja mënyrë për të kapërcyer dallimet dhe për të hapur çështjet në rajon.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img