1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Haxhiu: Është e çuditshme që dëshmitari Naser Makolli u transferua në Lipjan, aty ku ishin transferuar oficerët me masën disiplinore

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, lidhur me raportin e kësaj ministrie për rastin e vdekjes së Astrit Deharit, ka deklaruar se është e quditshme se qysh është transferuar dëshmitari kryesor në këtë rast në qendren ku ishin edhe oficerët me masën disiplinore.

“Është po ashtu e çuditshme dhe e paprecedent që dëshmitari kryesor në rastin e Astrit Dehari, Naser Makolli, është transferuar më datë 9 dhjetor në Lipjan ku paraprakisht ne qendrën e njëjtë ishin transferuar edhe oficerët më masën disiplinore të transferimit”.

“Me fjalë të tjera po i bie që në qendrën në Lipjan janë transferuar edhe zyrtarët përgjegjës e po ashtu edhe dëshmitari kryesor Naser Makolli me ç’rast dëshmitari kryesor kishte ndërruar jetë po aty. A mendoni që kjo mund të jetë një rastësi?!”, tha ajo gjatë konferencës.

Në raportin e Inspektoratit të Ministritrisë, Haxhiu tha se janë adresuar edhe deklaratat kontradiktore të zyrtarëve përgjegjës.

“Mbi bazën e këtij raporti konstatohen veprime kontradiktore, të paqarta dhe le dyshime të mëdha për manipulime të provave dhe deklaratave të akterëve të përfshirë në rast prandaj thërrasim prokurorinë që të ndërmarrin masa adekuate dhe cilësore për zbardhjen e së vërtetës në rastin Dehari”, tha Haxhiu.

Në fund Ministrja Haxhiu tha se pas këtij raporti ne do t’i ndërmarrin dy veprime konkrete.

“Ky raport me gjitha shkresat përcjellëse do të dërgohet tek kryeprokurori i shtetit. Do të dërgohet në organet përgjegjëse që kanë autorizime për shqiptimin e masave ndaj akterëve të përfshirë në rast. Ministria e Drejtësisë do të ofrojë gjithë mbështetjen për institucionet që ky rast të zbardhet”, tha Haxhiu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img