Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Shota”, ka mbetur pa Këshill Drejtues, që nga dita e premte, kjo për shkak se ministri Hajrullah Çeku, ka marrë vendim për shkarkimin e tij.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka marrë vendim për shkarkimin e Këshillit Drejtues të Ansamblit të këngëve dhe valleve “Shota”.
Riza Bytyçi, Fahredin Spahija, Xhevdet Gashi dhe Driton Rukiqi që nga e premtja nuk janë më në drejtim të ansamblit.
Gazeta Insajderi, e ka siguruar këtë vendim të ministrit Hajrullah Çeku, të cilin e ka marrë me 9 shtator.
“Shfuqizohet vendimi i datës 22.07.2020 dhe ai i datës 24.06.2020 për emërimin e Këshillit Drejtues të Ansamblit të Këngëve dhe valleve “Shota”, si dhe plotësimi-ndryshimi i vendimit për zëvendësim të anëtarit të këshillit drejtues të ansamblit “shota” i datës 21.07.2022 dhe me numër protkolli 3241/2022 i datës 25.07.2022”, thuhet në vendim.
Gazeta po ashtu merr vesh se Ministria e Kulturës, kishte planifikuar që ditën e sotme nga ora 12:00, të mbante një takim për punën e drejtorit të Ansamblit “Shota”, por edhe ky takim është anuluar në momentet e fundit.