Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se procesi mësimor nuk po fillon për shkak të kokëfortësisë së kryeministrit Albin Kurti.
Në llogarinë e saj në Facebook, Çitaku ka shtuar se Kurti po refuzon që të dialogojë me sindikatat për të zgjidhur çështjen e grevës.
“Se a duhet të fillojë mësimi është pyetje që nuk duhet shtruar. Pyetja është pse nuk po fillon mësimi. Përgjigjen e keni tek kokëfortësia e Kryeministrit dhe refuzimi i tij për dialog social”./Prishtinapress/