2.7 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

“Bulliqi ka kërcënuar se largohet nga partia nëse certifikohem”, tensione të forta në VV-në e Podujevës

Lëvizja Vetëvendosje tash e një muaj ka shpallur zgjedhjet e brendshme. Nëpër qendrat e kësaj partie është duke u zhvilluar garë për të fituar votat e antarëve. 

Zgjedhjet e brendshme janë proces jo i lehtë për partitë politike sepse gërshetohen shumë ambicie dhe dëshira, ndërsa reagimet jo rrallë herë janë të ashpëra, paçka se partitë çdo herë synojnë të fshehin problemet nga plasimi në opinionin publik. 

Bedri Maçastena, anëtar i Vetëvendosjes nga qendra e Podujevës është ankuar se i është bërë e padrejtë në lidhje me  kandiaturën e tij dhe refuzimin që e ka marrë nga VV-ja se nuk e ka plotësuar një kriter nga ata që kërkohen. 

Për Sinjalin, Maçastena ka deklaruar se eleminimi i tij ka ardhur direkt nga kryetari aktual i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, që përmes kërcënimeve se do të largohet nga Vetëvendosje nëse i aprovohet kandidatura Maçastenës. 

“Mos certifikimi ka ardhur si pasojë e presioneve që kanë ndodhur në qendrën e VV-së në Prishtinë. Arsyetimi se unë nuk e plotësoj një kriter nga ato që kërkohen nuk qëndron dhe është krejtësisht i pabazë. Kryetari aktual i Komunës së Podujevës dhe kundërkandidati nga frika e humbjes ka ndikuar në procesin zgjedhor”, tha Maçastena për Sinjalin. 

Sipas informacioneve që i posedon Maçastena, kryetari Bulliqi ka kërcënuar me fjalët se nëse Maçastena çerfitikohet, atëherë ai do të largohet nga Vetëvendosje. Kjo natyrisht nuk do i konvenonte partisë sepse do ta humbte udhëheqjen e një komune.

“Sipas informacioneve që unë i kam, kundërkandidati Bulliqi është ankuar apo thënë ndryshe ka kërcënuar se nëse unë certifikohem, atëherë ai do të largohet nga partia. Ky veprim nuk do i konventonte Vetëvendosjes dhe për pasojë unë nuk jam çertifikuar”, thotë Maçastena. 

Ndryshe, këtë javë qendra e VV-së në Podujevë ka qenë nën akuza të vazhdueshme dhe nën tension për arsyen e reagimeve që janë plasuar në publik, e në këtë rast më i zëshmi ka qenë Bedri Maçastena që përmes rrjetit Facebook ka akuzuar partinë që ia ka pamundësuar kandidaturën. 

Përveç rastit në Podujevë, ka zëra se përjashtime nga gara ka pasur edhe në qendrat e tjera të Vetëvendosjes e për të cilat Sinjali do të shkruaj gjatë ditëve në vazhdim.

Nesër është dita e fundit e kandidaturave, ku do të bëhet dorëzimi i nënshkrimeve nga kandidatët në garën e zgjedhjeve të brendshme në Vetëvendosje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img