Dashamirët me lot në sy po i japin lamtumirat e tyre për Mbretëreshën pasi që arkivoli i saj u largua nga Balmoral e shoqëruar nga Princesha Anne e cila ishte në gjendje të zymtë për të filluar udhëtimin gjashtë orësh drejt Edinburgh, ku do të ekspozohet trupi i saj.
Disa minuta më vonë, vetura e varrimit kaloi nëpërmjet Ballater ku fshatarët- shumica e të cilëve e njihnin personalisht Mbretëreshën – hodhën lule në rrugë. Një qetësi e madhe ra teksa njerëzit i ulnin kokat e tyre dhe Lord Lejtnantët nga Aberdeenshire dhe Kincardineshire qëndronin duke shikuar me vëmendje jashtë kishës në Glenmuick.
Tani me një motoçikletë të vetme e cila ndiqet nga gjashtë vetura e udhëheq rrugën, vetura e varrimit po udhëton me një ritëm të ngadaltë nëpërmjet fshatrat mahnitëse të Aberdeenshire, me Princeshën Anne dhe burrin e saj, Zëvendës Admiralin Sir Tim Laurance që gjenden menjëherë pas saj me një Bentley shtetëror.
Më herët, arkivoli me dru lisi i Mbretëreshës i mbështjellë nga Royal Standard, u bartë në veturë nga gjashtë rojtarë në pronën e Balmoral, pasi ata i thanë përshëndetjet e tyre të fundit me të.
Pas udhëtimit prej 273 kilometrave në Pallatin e Holyroodhouse, arkivoli do të qëndrojë gjatë natës në dhomën e fronit. Njoftimet do të lexohen në parlamentet e deleguara të Skocisë, Uellsit dhe Irlandës së Veriut në Edinburg, Cardiff dhe Belfast.