9.5 C
Pristina
Sunday, October 27, 2024

Buy now

spot_img

Xherdan Shaqiri shënon gol të bukur në fitoren e Chicago Fire kundër Inter Miamit

Xherdan Shaqiri ka shënuar gol në fitoren e Chicago Fire kundër Inter Miamit.

Chicago e fitoi këtë ndeshje me rezultatin 3:1, teksa futbollisti nga Kosova ishte autor i golit të dytë për skuadrën e tij.

Shaqiri shënoi në minutën e 64-të. Për reprezentuesin e Zvicrës ishte ky goli i tij i pestë në MLS, krahas edhe 12 asistimeve.

Jhon Duran shënoi dy golat tjerë të fitores, në minutat 40 dhe 64.

Ndërkaq, golin e vetëm për Inter Miamin e shënoi sulmuesi i njohur argjentinas, Gonzalo Higuain, në minutën e 77-të. Ai shënoi nga pika e bardhë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img