-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri – Kurtit: Kryeministër fëmijët të hënën duhet të shkojnë në shkollë

Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri tha se është obligim i secilës qeveri dhe secilit kryeministër që të takojë përfaqësuesit e sindikatave.

Tahiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook, iu drejtua kryeministrit Kurti, duke thënë se fëmijët duhet të fillojnë mësimin të hënën dhe se Qeverisë i takon vendimmarrja.

“Është obligim i secilës qeveri dhe secilit kryeministër që të takojë përfaqësuesit e sindikatave. Kryeministër, të hënën fëmijët duhet të shkojnë në shkollë. Këtë, ju e keni në dorë. E keni në dorë me vendimmarrjen që e keni në posedim. Bëjeni atë”, shkroi Tahiri.

Postimi i plotë:

Është obligim i secilës qeveri dhe secilit kryeministër që të takojë përfaqësuesit e sindikatave. Sindikalistët janë organizata me bazë të anëtarësisë të cilët janë të punësuar në administratën e shtetit.

Mos vullneti për të ofruar zgjidhje në këto rrethana, tani kur jemi gati në gjysmën e shtatorit, nuk është asgjë tjetër, veç pazotësi qeverisëse dhe arrogancë klasike.

Në videon e mëposhtme është vetëm një ndër sfidat që i kemi pasur me sindikalistët gjatë hartimit të Ligjit të Pagave.

Shiheni se si ka qenë qasja jonë.

Kryeministër, të hënën fëmijët duhet të shkojnë në shkollë. Këtë, ju e keni në dorë. E keni në dorë me vendimmarrjen që e keni në posedim. Bëjeni atë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img