Me të reshurat e shiut që ranë sot në vend, ditëve të fundjavës po parashihet mot i ndryshueshëm.
Ditën e shtunë do të ketë më shumë intervale me diell, por se orëve të pasdites lokalisht priten edhe të reshura shiu, e ditën e diel në formë rrebeshesh me bubullima. Nga dita e diel edhe temperaturat pësojnë një rënie më të ndjeshme.
Fillimi i javës së ardhshme do të përshkohet me mot kryesisht më stabil me vranësira dhe më shumë diell ditën e mërkurë. Të hënën mbeten mundësi për reshje lokale orëve të pasdites.
10.09 – Shumë ngrohtë, me intervale më të gjata me diell. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu.
11.09 – Fillimisht me diell. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.
12.09 – Më freskët, me vransira dhe intervale me diell. Pasdite vende-vende mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.
13.09 – Pjesërisht vranët.
14.09 – Kryesisht me diell.
Temperaturat pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme. Minimalet zbresin nga 17C edhe deri në 9C javën e ardhshme, ndërsa maksimalet zbresin deri në 20C ditën e hënë, e më pas shënojnë rritje deri në 25C, të mërkurën.