0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq i pret Lajçakun e këshilltarët gjermano-francez: S’ka njohje të Kosovës, nuk dorëzohemi

Përfaqësuesi i BE-së në dialogun e Brukselit, Miroslav Lajçak bashkë me dy këshilltarët e caktuar nga presidenti Emanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz, kanë arritur në Beograd ku janë pritur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq, pas takimit, ka publikuar një fotografi me tre zyrtarët, duke thënë se Serbia nuk do ta njohë Kosovë.

Presidenti serb ka thënë se me tre përfaqësuesit ka mbajtur qëndrimin që Serbia është e gatshme për zgjidhje kompromisi vetëm në pajtim me Kushtetutën e Serbisë dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit.

“Folëm për të ardhmen e Serbisë… dhe nuk do të ketë njohje të Kosovës. Aktualisht jam duke biseduar me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak dhe këshilltarët nga Franca dhe Gjermania, Emanuel Bonn dhe Jens Pletner, ku shpreha gatishmërinë e përhershme për zgjidhje përmes kompromisit, në pajtim me Kushtëtutën e Serbisë dhe Rezolutën e OKB-së 1244. Nuk ka dorëzim. Rrofsh Serbi”, ka shkruar Vuçiq, raporton Gazeta Express.

Lajçak, i shoqëruar nga këshilltarët e emëruar nga Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidenti i Francës, Emanuel Macron, Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne, kanë qëndruar sot edhe në Kosovën, ku janë takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, kanë njoftuar të shtunën angazhimin e këshilltarëve të tyre për të mbështetur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img