-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kërkohet shkarkimi i Nikoliqit për shkak të Kosovës

Partia Liberale Demokratike e Cedomir Jovanoviq, ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq, pas deklaratave luftënxitëse në raport me Kosovën, njofton Klan Kosova.

 Liberalët vlerësojnë se Nikoliq ka rrezikuar seriozisht sigurinë kombëtare të Serbisë me deklaratën e tij pas seancën e sotme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë.“Pas dekadave luftë të shkaktuara nga politika që shkatërroi vendin tonë dhe në të cilën qindra mijëra njerëz kanë humbur jetën, zyrtarët serbë kanë obligim për të mbajtur paqen dhe jo për të thërrasin për vuajtje të reja dhe destruktivitet që njëherë mezi e kemi kaluar”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.

Tomislav Nikolqi, pas takimit me krerët shtetërorë e ushtarakë deklaroi se Serbia është e gatshme të çojë ushtrinë në Kosovë, nëse lëndohen serbët e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img