Në vend të kafes, mëngjesin e nisë me dy gota raki.
Pas tyre, Tun Lasku kujdeset që të ushqejë edhe dy qentë e tij që e shoqërojnë kudo.
93-vjeçi nga Smaqa e Gjakovës më shumë jeton vetëm, ani pse para dy vitesh është martuar për herë të tretë.
Megjithatë, telefonatat e djemve të tij që jetojnë në mërgim nuk mungojnë asnjëherë.
Në një intervistë për emisionin e mëngjesit në T7, #Gjesi, 93-vjeçari thotë se me t’i kryer punët e shtëpisë, del dhe e vozitë veturën që e ka shumë për qefi.
Gjatë intervistës i moshuari, tregon për momentin kur edhe e mori patentë shoferin.
Ai sugjeron që të gjithë të rinjtë të respektojnë rregullat e komunikacionit.
Për të mësuar më shumë rreth jetës së Tun Lasku, e mësoni duke klikuar në video.