2.2 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Deputeti i PDK-së Albin Kurtit: Kthjellu – Nuk ke asjë punë më të rëndësishme sesa dialogun me grevistët

Deputeti i Partisë Demorkatike të Kosovës Bekim Haxhiu i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që sa më parë të ulet në dialog me grevistët në mënyrë që të gjendet një zgjidhje e ku fëmijët do të nisnin mësimin  pas marrëveshjes së palëve

Sipas Haxhiut, Kurti aktualisht nuk ka asnjë punë më të rëdnësishme sesa zgjedhjen e problemit me grevistët.

“Kthjelluni o njerëz se në qeverisje jeni për të menaxhuar dhe zgjidhur problemet e qytetarëve e jo për të shafqur kapriciot dhe egot personale”. Ka shkrua ai ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Vazhdon papërgjegjësia institucionale e Qeverisë Kurti për zgjidhjen e kërkesave të mësimdhënsve, respektivisht për fillim normal të vitit shkollor.
Dy javë grevë , një javë humbje mësimi dhe asnjë takim i Qeverisë, përgjegjësve institucional për të diskutuar e zgjidhur kërkesat e mësimdhënsve.

Çfarë pune me të rëndësishme ka Qeveria e Albin Kurti sot se sa të zgjidh problemin e grevës?!
Kthjellnu o njerëz se në qeverisje jeni për të menaxhuar dhe zgjidhur problemet e qytetarëve e jo për të shafqur kapriciot dhe egot personale.
Greva sot është problemi më i madh në Kosovë.
Paaftësisa e Qeverisë për të dialoguar me mësimdhënësit po i lë pa mësim nxënësit.
Paaftësia e Qeverisë për të dialoguar me mësimdhënësit po shkakton dëshpërim dhe pasiguri të nxënësit.
Qeverita Kurti diskuton e angazhohet si ta thyejnë grevën e jo si të zgjidhin kërkesat e mësimdhënsve.
Kërcënojnë dhe shantazhojnë kryetarët e komunave, mësimdhënesit dhe qytetarët për ta thyer Grevën e nuk gjejnë kohë të takohen me Sindikatat për t’i zgjidhur kërkesat e tyre.
Kjo është papërgjegjësi dhe paaftësi instituacionale e Qeverisë Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img