Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar për zgjedhjen e dy kryetarëve të Listës Guxo, Donika Gërvallës dhe Faton Pecit.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se e gjitha është lojë e Vjosa Osmanit, pasi sipas saj, ajo nuk lejon gra konkurrente në politikë.
Musliu ka thënë se njësoj po e minojnë edhe si ministre Vjosa dhe Prindoni.
Postimi i saj i plotë:
Loja e Vjosës me Donikën.Lista GUXO mbajti “zgjedhjet” e brendshme, nëse ky proces mund të quhet “zgjedhje”.
Dhe në fund nga këto “zgjedhje” na doli një rezultat sa qesharak po aq edhe domethënës për themeluesen e “GUXO”.
Donika Gervalla dhe Faton Peci moren numër të barabartë votash. Ata që e njohin mirë Vjosa Osmanin dhe viktimizmet e saj ndër vite e dijnë shumë mirë se ajo nuk do t’ia lejojë kurrë Donikës të bëhët faktor konkurrues brenda grupit të tyre. Njejtë po e minojnë edhe si ministre Vjosa bashkë me Prindonin.
Nëse Donika nuk e ka të qartë faktin që Vjosa nuk duron gra konkurrente në politikë atëherë kjo Donikë, biografia e së cilës nuk është gjë tjetër veçse një apel në emër të Jusuf Gërvallës, për interesa personale po bëhët vegël e Vjosës në kauzat e saj antikombëtare dhe kundër avansimit të Grave./Prishtinapress/