Të enjten, kompania Apple ka prezantuar linjën e iPhone 14 në eventin e saj të quajtur “Far Out”.
Derisa kjo ngjarje e 7 shtatorit nga Apple na solli iPhone 14 të ri, ngjarja gjithashtu shënoi fundin për disa modele të mëparshme, transmeton Prishtinapress.
Tani e tutje, Apple do të shesë vetëm telefona me kapacitet 5G: iPhone 14, iPhone 14 Plus, 14 Pro dhe 14 Pro Max, iPhone 13 Mini, iPhone 12 dhe iPhone SE të gjeneratës së dytë (2022).
Duke ndjekur traditën, Apple hoqi iPhone 13 Pro dhe iPhone 13 Pro Max për të lënë vend për iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max.
Të lansuar vitin e kaluar, iPhone 13 Pro dhe 13 Pro Max ofruan ekrane 120Hz, një sistem të ri me tre kamera dhe çipin më të shpejtë A15 të Apple. Por Apple e ka bërë zakon të ofrojë për shitje vetëm gjeneratën e fundit të telefonave të saj të serisë Pro.