Gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2016/2017 në të gjitha shkollat e Kosovës do të fillojë nesër, ka bërë të ditur Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë përmes një komunikate për media.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ditë më parë e ka shtyrë fillimin e mësimit për shkak të motit të lig dhe temperaturave të ulëta, si dhe epidemisë së Gripit AH3V.