2.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Mirena: Askush nuk e di se si ndihet sot Doarsa Kica-Xhelili

Kalimi i deputetes Doarsa Kica-Xhelili nga partia Guxo në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka nxitur reagime të shumta, mes tyre edhe ofendime me gjuhë të rëndë ndaj deputetes.

Në Pressing, analisti Ilir Mirena ka lënë të kuptohet që Kica-Xhelili mund të jetë duke e kaluar një kohë të rëndë nga aspekti emocional.

“Nuk e dimë se si po ndihet Doarsa sot”, ka thënë ai.

Ai ka përmendur edhe një reagim të Ilir Kërçelit, shefit të kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili kalimin e deputetes nga Guxo në LDK e ka komentuar me një shënim tallës.

“E pamë që shefi i kabinetit të Konjufcës, pati një aludim që deputetja Doarsa Kica-Xhelili u shit te LDK”, ka thënë ai.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kërçeli ka shkruar sot shkurt “Flm Merrjep”, që është një frazë që përdoret për shitje të gjërave.

Mirena ka thënë se në kohë paqeje, kalimi i një deputeti nga një parti në tjetrë, nuk është “mëkat” e as “blasfemi”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img