-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Paralajmërimi i Osmanit për vizitë në veri, Lista serbe: Nuk ka çfarë kërkon, nuk e shohim si presidente tonën

Paralajmërimin e presidentes Vjosa Osmani për vizitë në komunat në veri të Kosovës nuk është mirëpritur nga kryetarët e këtyre katër komunave.

Në një reagim të përbashkët të kryetarëve të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit të lëshuar nga Lista serbe thuhet se në veri të Kosovës Osmanin nuk e shohin si presidente të tyre dhe se nuk ka çfarë të kërkojë atje.

“Njoftimin e vizitës së Vjosa Osmanit e perceptojmë si një provokim të popullit serb dhe një formë tjetër presioni ndaj qytetarëve tanë, veçanërisht në dritën e veprimeve antiserbe dhe deklaratave antiserbe që Osmani i ka bërë në të kaluarën.

Në veri të Kosovës dhe … askush nuk e percepton Vjosa Osmanin si kryetare të tyre, as ne dhe as qytetarët tanë dhe përderisa ajo është e tillë, nuk ka çfarë të kërkojë as në veri të Kosovës…”, thuhet në reagim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img