Deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Doarsa Kica-Xhelili, përfundimisht i ka ndarë rrugët me këtë grup dhe me subjektin e saj, Listën “Guxo”. Në media është raportuar se të mërkurën ajo do ta zyrtarizojë kalimin në partinë e Lumir Abdixhikut.
Këto raportime në mënyrë indirekte i ka konfirmuar edhe zyrtari i Listës “Guxo”, Faton Peci.
Në një postim në Facebook, Peci ka thënë se kush synon tjetërsimin apo kontrabandimin e vullnetit të qytetarëve, i bashkohet atyre që janë pjesë e erës së përfunduar në politikë.
“Kush synon tjetërsimin apo kontrabandimin e vullnetit të qytetarëve, i bashkohet atyre që janë pjesë e erës së përfunduar në politikë”, ka shkruar Peci.
Demokracia.com ka provuar të kontaktojë edhe me deputeten Kica, por ajo nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike.
Ndonëse, sipas Kushtetutës paraqet faktorin e unitetit në vend, Vjosa Osmani është paraqitur përkrahë zyrtareve të lartë të Listës “GUXO” dhe me praninë e saj ka mbajtur anën e një partie politike./Prishtinapress/