Punëtori i cili është rrëzuar sot në vendin e punës në Skënderaj ka mdërruar jetë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se 60-vjeçari ka ndërruar jetë rreth orës 16:30 në QKUK.
“Rreth orës 16:00, është raportuar se në rrugën ” Ahmet Delia” në Skenderaj, nga një objekt në ndërtim e sipër është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime viktima (punëtor) i moshes rreth 60 vjeçar, i njëjti me urgjencë është dërguar në QKUK. Ndërsa rreth orës 20:30, nga QKUK është njoftuar se i lënduari-viktima R.R., 60 vjeçar, ka vdekur”, tha Zahiti.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në obduksion.