2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj për Qeverinë Kurti: Vërtetë janë një shtëpi budallë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e quan ‘shtëpi budallësh’ qeverisjen e Albin Kurtit.

Haradinaj përmend disa gabime të qeverisë që sipas tij janë edhe investimet kapitale dhe kjo qeveri nuk e kupton as përgjegjësinë që e kanë.

“Qeverisja është në një trend të përkeqësimit të vazhdueshëm. Psh, me tregu se çka i ka ndodh ekonomisë tonë, duhet veç me u ndalë tek investimet kapitale.  Nga 704 milionë euro të destinuara për investime kapitale, janë realizu vetëm 79 milionë. Kjo tregon çka i ka ndodh Kosovës. Mbi 600 milionë pare nuk janë angazhu në ekonomi. Parja e paangazhuar në ekonomi devalvuohet për shkak të rritjes së çmimeve. Këto 600 milionë të devalvume zbresin në 400 milionë vlera e tyre, nëse s’kanë hy në punë me kohë, për shkak të rritjes së kostos” ka thënë ai.

Ai për gabimet dhe mospërgjegjësinë e qeverisë thotë se kemi të bëjmë me ‘një shtëpi budallë’.

“Nëse i shohim të gjitha këto çështje, gabime vërtet të rrezikshme që i ka ndodh ekonomisë tonë, s’kemi se si me u habit, kam thënë dikur që vërtet kemi të bëjmë me një shtëpi budallë, pra në VV, një Qeveri, të cilët nuk e kuptojnë as përgjegjësin e tyre, kjo është shkelje ligjore”, tha tutje Haradinaj.

/Prishtinapress/   

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img