-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Kush duhet të jet përgjegjës për sigurimin e energjisë elektrike gjatë krizës?

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, çmimi për një megavat energji elektrike ka rritje pesëfish më shumë. Nga KEDS, është thënë se tani për tani në Kosovë po prodhohet mjaftueshëm energji elektrike, mirëpo problem i madh parashihet të jetë në dimër. Madje ata kanë paralajmëruar se do të bëjnë prapë kërkesë te Zyra e Rregullatorit të Energjisë, (ZRRE) për tarifat e energjisë.

Në shtator të vitit të kaluar, një megavat energji elektrike ka kushtuar rreth 140 euro.

Por, krejt situatë tjetër është në këtë vit, ku për sasinë e njëjtë të energjisë, çmimi në bursën ndërkombëtare është pesëfish më i madh.

Ndërkohë, ditëve të fundit, Korporata Energjetike e Kosovës, po prodhon mjaftueshëm energji për të mbuluar nevojën e konsumit në Kosovë, mirëpo një e tillë nuk mund parashihet të zgjasë shumë.

Është zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala i cili edhe ka paralajmëruar një dimër shumë të vështirë sa i përket fushës energjetike.

“Në bazë të indikacioneve vërehet se do të jetë shumë vështirë, çmimet janë në tavan qysh tash, indikacionet flasin vetë, do të hyjmë në një dimër shumë të vështirë, nëse çmimi i importit të energjisë siç po parashihet, ne do të bëjmë prapë kërkesë në ZRRE, për rritje të tarifave”, ka thënë Viktor Buzhala, nga KEDS.

Edhe pse KEDS dhe KESCO janë përgjegjësit kryesor për sigurimin dhe furnizimin me energji elektrike në gjithë Kosovën, Buzhala thotë se kjo ka renë poshtë pas masave emergjente të energjisë.

Buzhala ka thënë se “në Kosovë sidomos në situata emergjente në kriza globale, nuk ka një përgjegjës për furnizimin e energjisë, pra nuk është KESCO përgjegjës, të gjitha institucionet duhet të bëhen bashkë, madje edhe populli duhet të jetë bashkëpunues për të kaluar këtë fazë”

Ndërkohë Dardan Abazi, nga Instituti për Politika Zhvillimore, thotë se reduktimet e energjisë elektrike do të jenë të pashmangshme gjatë dimrit.

“KESCO e kanë obligim, mund dhe duhet të furnizojnë tregun me energji 24 orë, nga çmimet e importit të rrymës që gjatë dimrit do të jenë shumë të shtrenjta, mirëpo pastaj të njëjtit do të kërkojnë rritje të tarifave të energjisë elektrike, pra përgjegjësia është mbi KESCO-n. Mirëpo, shteti ka vendosur që kur çmimet e importit janë të papërballushëm, ajo do të paguhet me terr e jo me faturë të energjisë elektrike”, ka thënë Abazi, nga INDEP.

Në fund të muajit gusht, KESCO ka kërkuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, shtrenjtimin e energjisë elektrike, mirëpo nga ky i fundit ende nuk është marr një vendim.

adminhttps://www.prishtinapress.org
I am a web developer who is working as a freelancer. I am living in Saigon, a crowded city of Vietnam. I am promoting for http://sneeit.com

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img