Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim znj.Micheline Calmy Rey, ish Presidente federale e Departamentit të Punëve të Jashtme të Konfederatës Zvicerane, njëherit presidente e fondacionit “Avni Orllati”.
Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e thellë për përkrahjen e Zvicrës dhënë Kosovës para dhe pas luftës.
Znj.Calmy Rey u interesua për zhvillimet në Kosovë, veçanërisht në rrafshin e ekonomisë, si dhe e përgëzoi kryeministrin për punën e Qeverisë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Në këtë takim u bisedua edhe për marrëdhëniet rajonale si dhe planet për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Në këtë takim të përbashkët, të pranishëm ishin edhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, z.Hekuran Murati, fitues i çmimit “Ndërmarrësi i vitit 2020” në Zvicër, z.Avni Orllati, si dhe ambasadori i Kosovës në Zvicër, Sami Ukelli.
U bisedua edhe për planet dhe projektet që fondacioni “Avni Orllati” planifikon të zhvillojë në Kosovë.