Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), në eventin e përvitshëm të mbajtur në një hotel në periferi të kryeqytetit, sonte ka bërë shpalljen e laureatëve për vitin që lamë prapa.
FFK-ja për më të mirin e vitit 2016 shpalli mesfushorin me tipare sulmuese të përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, ndërsa futbollisti më i mirë i vitit në Vala Superligën është zgjedhur mesfushori i Feronikelit, Behar Maliqi, përcjell Telegrafi.
Shtëpia e futbollit të Kosovës gjithashtu zgjodhi edhe klubin më të suksesshëm, çmim ky që shkoi për kampionin në fuqi Feronikelin, ashtu sikurse shkoi edhe çmimi i trajnerit më të suksesshëm për Afrim Tovërlanin dhe golashënuesi më i mirë i vitit, Blerand Kurtishaj.
Ndërsa, në konkurrencën e femrave, klubi më i suksesshëm është shpallur FC Hajvalia, klub ky që mori pjesa edhe në gara evropiane.
Vlen të përmendet që në ndarjen e çmimeve për laureatët e vitit morën pjesë edhe personalitete të larta shtetërore si dhe mysafir nga Maqedonia dhe Shqipëria.