-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Edhe një tjetër zyrtar i VV-së e vazhdon presionin që të ndërpritet greva në arsim

Ka vazhduar insistimi i zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje drejtuar grevistëve të arsimit që ta ndërpresin grevën.

Të martën këtë e ka kërkuar edhe Agon Batusha, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai thotë se dje “i kanë thirrur shumë prindër të shqetësuar për mbylljen e shkollave”.

“Sot dhe dje shumë prindër na kanë kontaktuar të shqetësuar se pse dyert e shkollave janë të mbyllura. Nxënësit dhe prindërit nuk po munden të hyjnë në shkollë. Në disa raste drejtorët dalin para shkollës dhe u thonë të ktheheni”, ka shkruar ai në Facebook.

Rrjedhimisht kërkon nga mësuesit që t’i hapin shkollat.

Fundja dhe mbi gjitha nuk guxojmë të lejojmë të pësojnë fëmijët tanë, gjeneratat që do duhet të jenë më të përgatitura se ne për të ardhme më të mire”.

Ai iu drejtohen prindërve që t’i dërgojnë fëmijët në shkollë – e mësimdhënëseve iu thotë ta mbajnë mësimin.

“Prindër, dërgoni fëmijët në shkollë, aty ku duhet të jenë! Mësimdhënës ju lutem filloni me mbajtjen e mësimit”, ka deklaruar ai.

/Prishtinapress/   

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img