4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kurti pro që Gjermania e Franca të jenë pjesë e dialogut: Do ta ndihmojnë marrëveshjen finale

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është shprehur se përfshija e Gjermanisë dhe Francës në dialogun me Serbinë është shumë e rëndësishme për Kosovës.

Duke komentuar vizitën e ndërmjetësuesit të dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe dy këshilltarëve të jashtëm të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, ai shtoi se pret mbështetjen e tyre.

Madje sipas tij, këto dy shtete të fuqishme do ta ndihmojnë ndërmjetësimin e Brukselit për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme qe e ka në qendër njohjen reciproke.

“Kosova e kupton rëndësinë e integrimit evropian në zemrës të së cilit për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi e për neve në veçanti ndodhen Gjermani e Franca. Andaj ne e mbështesim fatin që dy shtete kaq të rëndësishme, njohëse të Kosovës do ta ndihmojnë ndërmjetësimin e Brukselit për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme që e ka në qendër njohjen reciproke”. Reciprociteti tha ai po zbatohet në të gjitha pikat kufitare Kosovë-Serbi.

“Në pika kufitare po vlen reciprocitetit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ne kemi insistuar për liri të lëvizjes dhe ajo do të nënkuptojë të plotë, ngase liria e cunguar nuk është liri. Dhe këtë gjë zv.kryeministri është duke e negociaor edhe me ndërmjetësit. Pika kufitare me Serbinë ajo vlen”, ka thënë Kurti.

Në fundjavë u bënë publike dy letra të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, në të cilat u bëhej thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për normalizim sa më të shpejtë të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img