9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Buzhala: Haxhiu ka me ndjek penalisht edhe burrin e vet, që e ka terrorizu në Facebook një Kosovë 13 vjet

Gazetari Berat Buzhala ka thënë se Albulena Haxhiu do ta ndjek penalisht edhe bashkëshortin e saj, dhe për këtë ka dhënë një arsye.

“Mane ne mend miq, qikjo Albulena Haxhiu ka me njek penalisht edhe burrin e vet Albanin, qe e ka terrorizu në FB një Kosovë nja 13 vjet. Bravo ministre veç përpara”, ka shkruar Buzhala.

“Nëse ministrja e Drejtësisë ndjek penalisht një person që është tallur në Facebook, atëherë le t’i procedojë penalisht të gjithë ata militantë që shajnë, kërcënojnë”…

Ky reagim i Buzhalës erdhi pasi Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në Facebook ka thënë mbrëmë se sot do të paraqesë në polici një qytetar i cili sipas saj ka tentuar të tallet me fëmijë.

Ky njoftim i ministres erdhi pasiqë afaristi Blakaj postoi një tallje publike me Haxhiun.

Ministrja Haxhiu kishte shkruar se personat e tillë duhet të ndiqen penalisht dhe nesër do ta raportoj në Polici.

“Personat e tillë që tentojnë të tallen me fëmijët e dhunuar, duhet të ndiqen penalisht dhe qysh nesër do ta raportoj në polici!”, ka shkruar Haxhiu në rrjetin social Facebook.

“Do ta raportoj në Polici”, “Jep dorëheqje mos na lodh”- Haxhiu përplaset me afaristin shqiptar në Gjermani

Pas këtij postimi të Haxhiut, afarisiti kishte bërë një status ku shkruante se është tallur me paaftësinë e saj dhe i kërkon të mos e lodh me broqkulla por të jep dorëheqje.

“Jemi tallur me paaftësinë tënde, me marrinat e tua! Jep dorëheqje e mos na lodh me broqkulla”, ka shkruar Blakaj.

Blakaj pasi ka lexuar postimin e ministres se do të procedohet penalisht në Policinë e Kosovës ka bërë një sqarim publik se pse është tallur me ministren.

Ndonëse ministrja shkruan se Blakaj është tallur me rastet e dhunimit, afaristi ka shkruar se ai është tallur vetëm me ministren Haxhiu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img