3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria Kurti shpalli 5 shtatorin si ‘Ditë e Humanizmit’, por vendim te njëjtë para 6 vitesh e kishte miratuar Kadri Veseli

Qeveria e Kosovës sot pasdite përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka shpallur 5 shtatorin si “Ditë e Humanizmit” në Republikën e Kosovës. Në letrën elektronike të dërguar, shkruan se ky është një vendim i marrur gjatë ditës së sotme.

Siç duket kryeministrin Kurti nuk e kanë informuar që një vendim i njëjtë ose pothuajse i njëjtë është marrur edhe gjatë kohës sa kryetar i Kuvendit ka qenë Kadri Veseli.

Në seancën plenare të 11 korrikut të vitit 2016, Kuvendi i Republikës së Kosovës, kishte nxjerrë vendimin se 5 shtatori të shpallët si “Ditë e Bamirësisë Nëna Terezë”.

Dallimi i vetëm është se fjala ‘Bamirësi’ është zëvendësuar me fjalën ‘Humanizëm’ dhe fjala ‘Nënë Tereza’ është larguar nga teksti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img