14.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Ministria e Drejtësisë i reagon Këshillit Gjyqësor: Nuk kemi kërkuar qasje të plotë në dosje penale

Qeveria e Kosovës përkatësisht Ministria e Drejtësisë ka kërkuar të ketë qasje të plotë në evidencat penale dhe jo vetëm në statistika. Kështu deklaroi të hënën, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj. Për këto deklarata të Zogajt, kanë reaguar nga Ministria e Drejtësisë.

Shef i kabinetit në Ministrinë e Drejtësisë, Genc Nimoni tha se nuk kanë kërkuar qasje të plotë në dosjen penale.

“Sa i përket çështjes së ngritur nga z. Zogaj lidhur me nenin 7 të Projektligjit, na lejoni të ju informojmë se Neni 7 i Projektligjit shprehimisht e thotë se qasja e Ministrisë së Drejtësisë në Sistemin Qendror të Evidencës Penale ndërlidhet vetëm me detyrat dhe përgjegjësitë nga fushëveprimi i Ministrisë së Drejtësisë dhe poashtu që MD nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyjë në të”, tha Zogaj.

“Evidenca Penale regjistron vetëm vendimet e formës së prerë, të cilat evidenca do të ndihmojnë MD-në në aspektin statistikor dhe gjithashtu, në hartim të politikave brenda kompetencave të saj”, deklaroi Zogaj për Insajderin.

Ai tregoi se si ministria do të ketë qasje në evidencat penale.

“Pra për njoftimin tuaj, Ministria e Drejtësisë do të ketë qasje në evidencën e tillë përmes një vegëze, e cila qasje do të jetë e nevojshme për hartim të politikave brenda kompetencave të Ministrisë”, sqaroi Nimoni.

Ministria e udhëhequr nga Albulena Haxhiu ditë më parë kishte akuzuar KGJK-së për mos ofrim të qasjes në statistika.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img